Moderatorja dhe ish banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se në moshën 15-vjeçare ndaj saj është tentuar të abuzohet seksualisht.
Gjithçka ajo e lidh me profesionin që ka zgjedhur, ndërsa tregon se në moshën 15-vjeçare kur ajo ka marrë pjesë në një aktivitet kanë tentuar të abuzojnë seksualisht.
Personi në fjalë, të cilin nuk ia përmendi emrin në atë kohë i ka dhënë se “ti nuk di ta shijosh jetën”.
“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra. Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale të atyre që ti i ke marrë me mirëbesim. Unë si një person shumë i dedikuar te gjeja që doja të bëja nuk kam qenë as pak e fokusuar të devijoj nga ky rrugëtim.
Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel Shkira në emisionin Goca dhe Gra.
Burimi: botasot.info