Gazetarja Zhaklina Gjolla ka qenë e ftuar në “Top Arena”, ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve.
Në një prej tyre, prezantuesja e pyet Zhaklinën për zërat që qarkullojnë, sipas të cilave ajo ka tentuar të pajtohet me Olta Gixharin, madje e ka telefonuar aktoren, por ajo nuk i ka hapur telefonin.
Zhaklin zgjodhi të përgjigjet duket pretenduar se nuk e njeh aktoren: “Kush është kjo?” tha Gjolla.
Prezantuesja, nga ana tjetër, këmbënguli duke i ripërsëritur emrin e Oltës, por ajo mohoi me kokë, duke mos dhënë të tjera detaje rreth tentativës për paqe mes të dyjave.
Le të kujtojmë faktin që Zhaklin dhe Olta kanë qenë pjesë e “BBVA 2” mes tyre ka pasur jo pak përplasje. Gjatë një bisede të Oltës me disa nga banorët e reality show-t asokohe, aktorja u shpreh se mes tyre ka një luftë të ftohtë dhe ajo ishte e vendosur që ta shkatërronte gazetaren.
“Do ta shkatërroj Zhaklinën, mbajeni mend. Do ta shkatërroj! Më vjen keq se ka ardhur të bëhet e famshme këtu, por do rri shumë shkurt e shkreta, nuk i ka bërë llogaritë mirë. Është njeriu më pa rëndësi në shtëpi, rri vetëm, asnjë nuk i afrohet. Duhet ta shikojmë që ka një gotë çaji personale. Nëse do kisha pirë unë me atë gotë do shikonit spektakël nga ana ime,” thotë Gixhari gjatë një videoje që qarkullon në rrjetet sociale.
Burimi: botasot.info