“Sunny Hill Festival” do të mbahet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.
Dy vite pas ky festival ka dështuar të mbahet në Prishtinë, kështu duke u zhvendosur në Tiranë.
Kjo zhvendosje është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” si dhe nga Dugagjin Lipa organizatori i këtij festivali.
Ky dështim ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë fytyra publike kanë kritikuar lidhur me këtë lëshim.
Ish banori i “BB”, Vesel Kurtishaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’.
Sipas tij viktimizimi i Dukagjin Lipës lidhur me “vonesën e lejes”, është e padrejtë.
Kurtishaj u shpreh se e mirëkupton Lipën, dhe se sipas tij fajin duhet adresuar drejt dikujt, dhe se sipas tij më e lehta ishte të shahet ministria.
Gjithashtu ai ka shtuar se Lipa nuk ka pritur leje por ka marrur ofertë më të mirë nga Tirana.
Përtej kësaj ai e ka cilësuar Tiranën si vend më i duhur për t’u mbajtur “Sunny Hill”.