Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Ish-avokati i dënuar me burg mashtron sërish qytetarët, paraqitet si avokat pa licencë – Gazeta.mk

Ish-avokati i dënuar me burg mashtron sërish qytetarët, paraqitet si avokat pa licencë

min lexim

Bedri Çitaku deri para 15 vjetësh ishte avokat. Por, në vitin 2008, ishte zënë duke mashtruar qytetarët dhe duke legalizuar përmbajtje të pavërtetë, për çka ishte dënuar me nëntë vite burgim efektiv.

Në rolin e avokatit, ai kishte falsifikuar dokumente pronësore me qëllim të shitjes së rrejshme dhe përfitimit të dobisë pasurore, duke dëmtuar qytetarët me qindra mijëra euro.

Një vit pas shpalljes së aktgjykimit, atij i kishte ulur dënimi në shtatë vite burgim nga Gjykata e Apelit.

Si rrjedhojë, Çitaku ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burg dhe licenca e avokatit iu kishte revokuar.

Pas vuajtjes së dënimit, Bedri Çitaku nuk e ka harruar zejen e tij. Ai ka hapur një zyre në Mitrovicë, ku pret palët për t’iu kryer shërbime, sikurse të ishte sërish avokat i licencuar.

Çitaku: Alo

Gazetarja: A po flasë me Bedri Çitakun, avokatin?

Çitaku: Po, po urdhno!

Gazetarja: Jam Alberta një kliente që desha me ardhë me u konsultu lidhur me një padi që dua ta inicioj. A mundesh me më njoftu për zyrën të lutna ku e keni?

Çitaku: Unë e kom tek “Xhamia e Madhe”, tek udhëkryqi, është “NLB-ja”, marketi dhe NUKA-të, pas tyre është një (nuk dëgjohet) Hydajete Mazhiqi shkruan është mbishkrimi, unë jam i pari aty, qe për një 15 minuta jam në zyre, se nuk jam në zyre për momentin.

Gazetarja: Okej, në rregull pra qe edhe unë po besoj për aq jam afër zyrës tuaj.

“Të faleminderit shumë”, ka thënë Çitaku në bisedë me gazetaren e emisionit.

Kjo bisedë dëshmon se Çitaku përgjigjet si avokat, ani se nuk është.

Emri i tij nuk figuron në listën e avokatëve në faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Për qëllim të hulumtimit, ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi”, ka inskenuar një situatë përmes së cilës do të shpërfaq mashtrimin e Çitakut përballë qytetarëve.

Gazetarja është paraqitur në rolin e një vajze, e cila ende pa i bërë një vit martesë kërkon të shkurorëzohet.

Për këtë, ajo kërkon përpilimin e një padie, pasi bashkëshorti nuk po pajtohet me ndarjen.

Çitaku: Mundet me padi kur s’ka pëlqim për shkurorëzim.

Gazetarja: Paj një bisedë e kemi pas edhe s’ka dashtë, unë po du ai s’po don.

Çitaku: Ma tutje s’keni ndërmarrë kurrgjë kurrfarë veprime?

Gazetarja: Jo.

Çitaku: Qysh e ka mbiemrin.

Gazetarja: Ahmeti

Çitaku: Se Zhabarin krejt i njoh, qaty e kom pas shpinë, përpara asajde i rahshim ka shpija e jem po tash..

Gazetarja: Jo, jo jom ka du direkt me kry mos me zgjatë hiç as me ndërmjetësues as kurrgjë hiç.

Çitaku: Jo, jo me letra, na po flasim me kry shkurorëzimin me letra se me pleq ajo është çashtje tjetër unë s’po hi anej. Ju keni bo kurorë në Mitrovicë?

Gazetarja: Po.

Çitaku: E certifikata e kurorëzimit është e domosdoshme, certifikatat e lindjes tuaj.

Gazetarja: Çka duhet me pru unë dokumente për me bo padi?

Çitaku: Certifikatën e kurorëzimit dhe të lindjes dhe fotokopjen e letërnjoftimit.

Gazetarja: Okej, këto tria me i pru. Kur muj me t’i pru unë ato?

Çitaku: Mundesh kurdo sot, nesër.

Tutje, për ta përpiluar padinë ai vendos dhe një çmim, dhe kërkon që një shumë të paguhet qysh në fillim.

Gazetarja: A mundemi me lanë një kohë nesër për me t’i pru unë dokumentet se nuk e di a e kom këto të martesës e s’po rrezikoj sot me të thanë një orë, ma mirë nesër.

Çitaku: Bon.

Gazetarja: Në sa ora?

Çitaku: Në ora 9

Gazetarja: Në ora 9 s’di a mundem me mbërri se kom me u lajmëru në punë. A e lajm në 10?

Çitaku: Po bon.

Gazetarja: Nesër a duna me të bo naj pagesë najsen a jo?

Çitaku: Zakonisht marrim diçka po lëshojmë vërtetim që i kemi marrë. Marrim diçka sa me dite po jon taksa 50 euro gjyqësore edhe 50, llogarite 100 euro merri.

Gazetarja: Pjesën tjetër kur të kryhet?

Çitaku: Po kur të kryhet edhe ashtu ia bëjmë.

Çitaku: Por më nevojitet edhe autorizimin.

Gazetarja: Autorizimin tem për me?

Çitaku: Autorizimin për me të përfaqësua.

Gazetarja: Okej, edhe për me inicu padinë.

Çitaku:  E bëjmë kontratën tek noteri, po për çka do deri sa të kryhet kontestimi.

Gazetarja: E noteri sa lyp?

Çitaku: 12 euro.

Gjatë procesit të hulumtimit, për ta sfiduar Çitakun, të nesërmen atij i është paraqitur një situatë tjetër.

Ai paraqitet si avokat vetëm për rastet civile, pasi në këto rastet keqinterpretohet Ligji i Procedurës Kontestimore, i cili përcakton se secila palë mund të përfaqësohet sipas autorizimit nga secili person.

Ndërsa, kur i kërkohet që të kryejë shërbime në fushën penale, Çitaku heziton të përfshihet. Atij i simulohet një kërkesë nga gazetarja që ta përfaqësojë si avokat edhe për t’u mbrojtur nga një aktakuzë e prokurorisë, kinse për kërcënim.

Gazetarja: Më thanë hajde pas orës 1 me shku aty, me i marrë tona. A kishim mujt me vazhdu edhe me këtë rast me juve apo jo?
Çitaku: Jo unë i kom këto lamit civile, nuk i kom penale, këto lamit civile me letra.

Gazetarja: Qysh me civile?

Çitaku: Civile lamit të shkurorëzimit kontratat e shitblerjet këto lamit civile pronësore, civile që?

Gazetarja: A s’merren avokat edhe me këto a?

Çitaku:A?

Gazetarja: A s’merren avokat edhe me këto a?

Çitaku: Paj të tjerët merren edhe me to, unë ma tepër merrem me lamit civile dhe ekonomike, këtë lamin e kom ma tepër të specializume dhe me njohin tanë për këtë lami, me gjykatë e me krejt. Po bisedoj ose po mundohem se kjo çika qetash vjen e me shku me këtë Hiden (nuk kuptohet) se është element për shkurorëzim që i shërben atij, në favor të tij.

Story i mëparshëm

Shtrati është për amatorë: Seksi në këto vende do t’ju çmendë

Story i radhës

Tragjedia godet sërish: Burri vret gruan dhe tre vajzat e tij, më pas veten

Të fundit nga