Iseni: Konflikti Rusi-Ukrainë do të zgjidhet me një marrëveshje

March 3, 2022
1 minut lexim

Profesori universitar, Fati Iseni shprehet se konflikti Rusi-Ukrainë që është në ditën e 8 do të përfundoj me një marrëveshje konkrete. Vlerësimin e tij Iseni e bazon në gatishmërinë e presidentit të Ukrainës, Zelinski për bisedime. Sipas Isenit, Ukraina është e gatshme që të tërhiqet nga kampi i NATO-s dhe NATO-ja të mos insistoj në anëtarësimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në strukturat e saja, shkruan Alsat.

“Ndaj mendimin se kjo përfundimisht do të pastrohet me një marrëveshje të përhershme. Dhe unë kam një bindje se NATO dhe SHBA bashkë me BE-në, më nuk do të përplasen me Rusinë dhe se “next page” do të jetë Kina. Për shkak se me Rusinë, marrëveshja është afër. Shikoni deklaratën e parë që e dha Zelenski, që nga dita e parë e invanzionit, tha ne jemi të gatshëm të bisedojmë për neutralitet, pra kjo është një sinjal pozitiv se për ato Ukraina është e gatshme që të tërhiqet nga kampi i NATO-s por dhe NATO të bëj një hap mbrapa që të mos të insistoj që të jenë Ukraina dhe Gjeorgjia anëtare të NATO-s. Për të bërë marrëveshjen tjetër që gjithë shiriti që është përreth Rusisë federale të mos jenë direkt anëtare të NATO-s dhe mendoj se me këtë rrezik të luftës bërthamore, kompromisi do të jetë ky. Një far forme një tërheqje nga Ukraina, por jo edhe nga Krimeja që të mbyllet ky kapitull i përplasjes Evrop, SHBA dhe federata Ruse”./Alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë/ Spahiu: Vetëm presioni ekonomik e ushtarak mund ta ndalë luftën

Story i radhës

Grubi: Në RMV nuk ka nevojë për panik

Të fundit nga

ShkoLartë