Isco e ka të ardhmen e paqartë, mes Italisë, Anglisë dhe SHBA-së

Isco ka mbetur një futbollist i lirë pas largimit nga skuadra spanjolle Sevilla, ku aventura e tij zgjati shumë pak.

Në fakt aventura e spanjollit te Sevilla nuk zgjati më shumë se katër muaj nga gushti i deri në dhjetor të vitit 2022.

30-vjeçari ka shkëputur kontratën me marrëveshje me klubin andaluzian dhe tani është një futbollist i lirë dhe në bisedime me disa skuadra.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë dhe Isco e ka ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të vazhdoj të mbetet në Evropë apo të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juventus dhe Salernitana janë dy skuadrat që duan transferimin e spanjollit në elitën e futbollit italian Serie A.

Ndërkohë sa i përket Anglisë, është Wolverhampton Wanderers që ka shprehur interesim dhe kanë kontaktuar agjentët e lojtarit.

Përtej kontinentit evropian, Isco ka ofertën në tavolinë nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy.

Katër skuadrat tanimë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit duke i bërë propozimet e tyre dhe mbetet të shihet se cilën ofertë do ta pranojë mesfushori spanjoll.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë Kosovë, raportohet se shkak ishin fishekzjarret

Story i radhës

“U zgjova në shtratin e një gruaje tjetër dhe tani dua ta fajësoj gruan për…”

Të fundit nga