Ishte për nëntë vite pjesë e Real Madridit, fitoi gjithçka me ‘Los Blancos’, tashmë Isco është lojtar i lirë.
Por, sipas medieve spanjolle, Isco shumë shpejtë do ta humb këtë status pasi mesfushori spanjoll pritet t’i bashkohet Sevillas.
Sevilla dhe Isco duket së janë farë pranë marrëveshjes. Fituesi i 19 trofeve me gjigantin madrilenë, përfshirë pesë trofe të Champions League dhe tre të La Ligës, është dëshira e madhe e trajnerit të Sevillas, Julen Lopetegui.
Vet lojtari thuhet se dëshiron ta vazhdojë karrierën tek Sevilla, edhe pse spanjolli kërkohet edhe nga disa klube jashtë Spanjë përfshirë Milanin dhe Juventusin.
Isco mësohet se për t’iu bashkuar Sevilla është i gatshëm të pranojë një pagë më ulët në krahasim më atë që ka marrë te Reali.
Kujtojmë së Isco më parë ka luajtur edhe tek Valencia dhe Malaga para së t’i bashkohet Real Madridit..