Isa Mustafa: Zgjedhjet i shoh alternativë – rreziku u takon partive, ato duhet të maten

April 28, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se zgjedhjet eventuale nuk duhet të shihen si rrezik, por si një alternativë në rast se partitë politike nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin.

Ai theksoi se përgjegjësia bie mbi subjektet politike, të cilat duhet të tregojnë maturi dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje.

”Zgjedhjet i shoh si alternativë. Jo si rrezik. Rreziku iu takon partive, ato duhet të maten. Por ka hapësirë që subjektet politike të ulen bashkërisht dhe t’i ofrojnë zgjidhje vendit. Të heqin dorë nga deklaratat që pamundësojnë bashkëpunim. Edhe në të kaluarën nuk jemi pajtuar ndërmjet veti, por kemi komunikuar, kemi krijuar hapësirë dhe kushte të bisedojmë, pa marrë parasysh epilogun”.

Në këtë situatë asnjë parti nuk është në pozitë dhe as në opozitë. Shanset për ta bërë qeverinë i kanë përafërsisht të njëjta, hezitimin e kanë, po ashtu, përafërsisht të njëjtë. Nuk shoh përfitime të askujt nga kjo situatë kaosi, siç po e definoni ju. S’mund të përfitojë asnjë parti nëse vendi dëmtohet”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Ta vëmë bast?”/ Analisti Curi: Nëse Berisha heq non-gratën me 6 milion dollarë, atëherë…

Story i radhës

Vazhdon forma e mirë e Meriton Korenicës në Rumani – ylli nga Kosova shënoi ndaj Dinamo Bukureshtit

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë