Isa Mustafa ndan fjalët më të mira për Bujar Bukoshin: I guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti

June 10, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vdekjes së ish – kryeministrit të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se ka shumë për të thënë për kryeministrin që drejtoi Qeverinë në ekzil në ditët e vështira të Kosovës.

Mustafa është shprehur se, kontributi i Bujar Bukoshit vështirë se mund të matet.

Postimi i plotë:

Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë.

Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti.

Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zjarr në një banesë në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike

Të fundit nga

Diçka e re po vjen nga Kida

Vetëm dy javë më parë Kida dhe Noizy bashkuan forcat për një këngë të quajtur “Shoqe”. Ky projekt i tyre u mirëprit dhe për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi gjashtë
sqmken
ShkoLartë