Erdenis Gurishta ka ironizuar Tiranën për ndeshjen e humbur ndaj Kukësit në fundin e kampionatit. Bardheblutë do të mundeshin nga verilindorët, me këta të fundit që do t’i bashkoheshin Europës duke parakaluar Vllazninë.
E vetmja mënyrë që një gjë e tillë të mos ndodhte, ishte mundësia që shkodranët të fitonin Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit, ashtu siç edhe ndodhi në fakt.
Ndërkohë kapiteni Gurishta shprehet se Vllaznia u tregoi të gjithëve se nuk mund të bëhen kalkulime për t’i nxjerrë nga objektivi. “Faleminderit që na mbështesni.
Ne bashk me ju, i treguam të gjithëve që kundër Vllaznisë nuk bëhen kalkulime. Ju jemi borxhlinj për një trofe më të madh se ky”, shkruan Gurishta.