Ironizon Spahiu: Të shohim sa do fitojë Gaz Bardhi me Berishën në Kukës

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në zgjedhjet e Kukësit do të shihet influenca e bashkimit Berisha-Bardhi.

Ndërkaq, sipas tij ne çdo skandal të Partisë Socialiste ka më shumë shanse për fitoren e kësaj të fundit.

“Shqipëria ka një absurditet, që pas çdo skandali të socialistëve, socialistët e thellojnë fitoren. Çuditërisht e kanë treguar, ndodhi me Rrogozhinën, ndodhi me inceneratorët, ndodhi me Ahmetajn e me shumë të tjerë, ka ndodhur me Shukriun në Peshkopi kur ka dalë video njësoj si e Safetit, më pas zgjedhjet e parakohshme i fitoi PS me 5000 vota para.

Të shikojmë, mbase Berishën e shpëton Gaz Bardhi. Është koha për të treguar se sa peshë kanë këto dy grupe parlamentare që janë bashkuar në 1,” – u shpreh Spahiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sërish shtrenjtim, 1 litër benzinë bëhet 92,5 denarë

Story i radhës

Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE

Të fundit nga