Ironizon Curri me deklaratën e Metës: Uroj të mos e kishte për të shoqen, ai ka…

June 13, 2024
1 minut lexim

Analisti Arian Curri komentoi deklaratën e fortë të Ilir Metës këtë pasdite, kur tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

Në një studio televizive ai tha se uron që këtë deklaratë të mos e ketë pasur për të shoqen Monika Kryemadhi, pasi ajo dje deklaroi se nuk pajtohet me të shoqin për sulmet ndaj SPAK.

“Uroj që të mos i jetë dedikuar të shoqes, sepse dje e shoqja kishte vlerësim për SPAK. Unë e besoj se kjo është strategji. Ndarjen nuk janë ndonjë gjë e madhe njëherë, i bëjnë rëndomë për të rregulluar një situatë ose një tjetër.

Besoj se çifti politik janë duke luajtur një tragjedi Shekspiriane që të shpëtojnë veten nga ‘dënimi në opinionin publik”. Nuk e ke idenë ky popull se sa vdes për këto sherret në shtëpi, a ia dredh më ke ia dredh, ai i ke harxhuar lekët, për çfarë…”, tha ai.

“Meta që ka drejtuar këtë vend nuk ka drejtuar dot gruan e tij sesi ka harxhuar lekët. Ata kanë një strategji me njëri-tjetrin kush do ta mbajë përgjegjësinë. Sa më shumë të dalë që Monika ka harxhuar lekët dhe Meta nuk dinte gjë, Meta lehtësohet. E kanë reale sherrin me njëri-tjetrin apo jo? Se Monika nga ana e saj e merr me të mirë SPAK, Meta e sulmon. Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën mendojnë ata që do merret masë më e lehtë”, tha ai po ashtu.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haziri mbështet Osmanin: Presidentja ka punuar për anëtarësimin në KiE, Kurti ka prishur punë

Story i radhës

Ish-ministri izraelit i Luftës Benny Gantz, akuzon Netanyahun se po pengon marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve

Të fundit nga

ShkoLartë