Ironia e Perezit

min lexim

Kylian Mbappe vazhdon të jetë ëndrra e shumë tifozëve të Real Madridit, që nuk lënë rast pa e shprehur këtë.

Yllit francez i skadon kontrata në qershor dhe nuk ka rinovuar ende me PSG-në edhe pse gjatë verës zgjodhi të qëndrojë në Paris, ndërkohë që emri i tij ishte i lidhur me madrilenët prej muajsh.

Ndërsa nuk ka rinovuar me parisienët dhe nëse situata vazhdon e tillë, nga janari do të jetë i lirë të bisedojë me të gjithë klubet e interesuara për të, përfshirë Real Madridin, që për shumë konsiderohet si e ardhmja e mundshme e sulmuesit.

Për këtë është pyetur ditën e djeshme edhe Florentino Perez, presidenti i madrilëneve që ka takuar tifozë të shumtë në daljen e një restoranti. Ndërsa ndaloi për të shkëmbyer disa fjalë dhe për të shkrepur foto, Perez pati një kërkesë nga një prej tifozëve.

“President, firmosni me Mbapenë”, ishte fjalia që nxiti një të qeshur dhe një përgjigje ironike të Perezit. “Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë”, ishte përgjigjja e Perezit, me përgjigjen dhe buzëqeshjen që përcollën përveç shakasë edhe ironinë dhe ndoshta bezdinë e numrit 1 të madrilenëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushimorja e Nashecit kthehet në qendër për mbrojtjen e fëmijëve

Story i radhës

Gjokutaj: Shteti ka degraduar, i shkruajnë Zuckerbergut për Ahmetajn, do të arrestojnë edhe alienë

Të fundit nga