Ironia e Inzaghit: PSG-ja favorite?

May 16, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Pisës, Filipo Inzaghi i cili është edhe vëllai i trajnerit të Interit, Simones ka dhënë një intervistë të gjtë për “La Stampa”.

Ai u ndal te finalja e Ligës së Kampioneve duke thënë se pavarësisht se PSG-ja është favorite, zikaltërit do të sulmojnë dhe do kërkojnë trofeun.

“Simone është një profesionist serioz dhe i përgatitur mirë, po flas si koleg. Do të doja të përqendrohesha në mënyrën e interpretimit të formacionit 3-5-2, një nga formacionet më të përdorura gjerësisht, por që Interi e përdor me një efektivitet të ndryshëm.

Spektakël i pastër, zikaltërit sulmojnë me kënaqësi. Rezultatet flasin vetë, ajo në fund të majit do të jetë finalja e tij e dytë e Ligës së Kampioneve në dy vjet.

Kjo do të thotë se është në ADN-në tonë. Unë gjithashtu do të jem në stadium, sigurisht. PSG mund të duket favorite ashtu si edhe Barcelona, ​​​​por ishte Interi që kaloi në finale. Donaruma po bën gjëra të jashtëzakonshme, e pashë të priste të paktën gjashtë, shtatë gjuajtje që vetëm një si ai mund ta kishte bërë”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blerim Kuqi rikthehet në LDK, zyrtarizon mbështetjen për Ardian Shalën në garën për kryetar të Suharekës

Story i radhës

Trump dëshiron të përgjysmojë buxhetin e NASA-s, Japonia: Atëherë ne do të investojmë në të

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë