irani thote se deshiron nje marreveshje fer me shba ne per programin berthamor 67f95b2d4e8df

Irani thotë se dëshiron një marrëveshje “fer” me SHBA-në për programin bërthamor

April 11, 2025
1 minut lexim

Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, tha një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Uashingtoni dhe Teherani do të takohen në fundjavë në Oman për të diskutuar për programin bërthamor iranian, duke synuar që të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.

Muajin e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, i shkroi një letër Khameneit, duke i bërë thirrje për negociata dhe duke paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak në rast të refuzimit nga Irani.

“Teherani synon një marrëveshje të vërtet dhe fer. Janë gati propozimet e rëndësishme dhe të zbatueshme”, tha këshilltari i Khameneit, Ali Shamkhani përmes një postimi në X.

Ai konfirmoi se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është nisur për në Oman dhe se ka “autoritetin e plotë për negociata indirekte me Amerikën”, duke shtuar se nëse Uashingtoni shfaq vullnet të mirë, rruga përpara mund të jetë “e lehtë”.

Para bisedimeve, Trump ka përsëritur se një veprim ushtarak është i mundur, nëse bisedimet dështojnë.

Irani u përgjigj duke thënë se Teherani do të dëbojë inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara, duke nxitur një paralajmërim tjetër nga SHBA-ja se një gjë e tillë do të përbënte përshkallëzim.

Irani vazhdimisht ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore.

Më 2015, Irani arriti marrëveshje me fuqitë bërthamore, që mundësoi lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit. Por, më 2018 Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione. Më pas, Irani nisi të shkelte kufizimet e parapara në marrëveshje./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

apple do te dergoje telefona nga india ne shba per te shmangur tarifat e trumpit 67f95896ea9dc
Story i mëparshëm

Apple do të dërgojë telefona nga India në SHBA për të shmangur tarifat e Trumpit

ke lojtar do kishe dashur te rrinte deri ne fund nga ata qe kane ikur gjesti habit me pergjigjen per zemren qe kane 67f95d0caaf8d
Story i radhës

“Kë lojtar do kishe dashur të rrinte deri në fund nga ata që kanë ikur?”/ Gjesti habit me përgjigjen: Për zemrën që kanë…

Të fundit nga

Përfundon rehabilitimi i rrugës hyrëse në Cakran

Ka përfunduar investimi për rehabilitimin e plotë të rrugës hyrëse në njësinë administrative Cakran, në bashkinë Fier. Ky investim i rëndësishëm për zonën synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, sigurinë rrugore dhe lidhjen
ShkoLartë