Irani shpreh gatishmëri për “rifillimin e lidhjeve diplomatike” me Arabinë Saudite

December 19, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë lidhjet diplomatike me Arabinë Saudite “kur Riadi të jetë i gatshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin e Dialogut të mbajtur në Teheran, ministri Amir-Abdollahian tha se Irani është i gatshëm të “rifillojë lidhjet diplomatike me Riadin dhe të rihapë ambasadat”.

Shefi i diplomacisë iraniane tha se është gati të zhvillojë një takim të përbashkët me homologët e tij nga vendet e Gjirit në margjinat e një samiti rajonal për Irakun, që do të mbahet nesër në kryeqytetin jordanez Amman.

Në samitin në Amman do të marrin pjesë Irani, Iraku, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca, si dhe Bahreini dhe Omani, të cilët do të marrin pjesë si të ftuar.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike pasi misionet diplomatike saudite u sulmuan nga turma të zemëruara në janar të vitit 2016 pas ekzekutimit të klerikut shiit saudit, Sheik Nimr al-Nimr.

Muajt e fundit, dy rivalët rajonal janë angazhuar në negociata, të ndërmjetësuara nga Bagdadi, në një përpjekje për të rivendosur lidhjet e tyre.

Raundet e fundit të bisedimeve kanë zbutur tensionet, me ministrin Amir-Abdollahian në muajin korrik që la të kuptohet se bisedimet do të avancojnë nga niveli i sigurisë në atë politik.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Jeni vazhdimisht të uritur edhe pse ushqeheni shpesh

Story i radhës

Veliaj përuron lagjen e re në Baldushk: Familjet e fundit të pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta” do vijojnë të marrin bonusin e qirasë, mos besoni…

Të fundit nga

ShkoLartë