Irani refuzon thirrjet për hetim mbi përdorimin e dronëve në Ukrainë

October 22, 2022
1 minut lexim

Irani ka kritikuar thirrjet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë që Kombet e Bashkuara të hetojnë akuzat se Rusia ka përdorur dronë të prodhimit iranianë për të sulmuar Ukrainën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se nisma e prezantuar më 21 tetor nga ky grup shtetesh, ishte një nismë “e rreme dhe pa bazë”, duke shtuar se “ne fuqishëm e refuzojmë dhe e dënojmë” këtë kërkesë.

Ukraina ka thënë se Rusia ka sulmuar infrastrukturën e saj duke përdorur dronët iranianë Shahed-136. Këta lloj dronësh fluturojnë drejt objektivit dhe shpërthejnë gjatë përplasjes me cakun.

Si Irani, ashtu edhe Rusia, kanë mohuar këto akuza.

“Qeveria e Republikës Islamike të Iranit, në ndjekjen e saj për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të drejtat e popullit iranian, mban të drejtën për t’u përgjigjur ndaj çdo veprimi të papërgjegjshëm”, citohet të ketë thënë Kanaani.

“Irani nuk do të hezitojë që të mbrojë interesat e tij dhe të popullit iranian”, ka thënë ai, pa specifikuar se çfarë veprimesh mund të marrë Republika Islamike.

Në një letër të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në OKB – të cilën e ka parë Reuters – Franca, Gjermania dhe Britania kanë mbështetur thirrjen e Ukrainës që OKB-ja të hetojë përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë. Këto tri shtete kanë argumentuar se përdorimi i dronëve iranianë shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.?REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peng i katovicës!

Story i radhës

Sjelljet tipike që tregojnë mikun fals në jetën tuaj

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë