Irani pretendon të ketë zhvilluar “raketë balistike hipersonike”

March 7, 2023
1 minut lexim

Irani njofton se ka prodhuar një “raketë balistike hipersonike” që mund të shkatërrojë mjetet detare në lëvizje dhe udhëton 8 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të Iranit “Fars News”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, në fjalimin e tij në ngjarjen e mbajtur në kryeqytetin Teheran, tha se vendi i tij prodhon raketa balistike që mund të shkatërrojnë mjete detare në lëvizje.

Ai tha se testet e raketës përfunduan me sukses dhe filloi prodhimi masiv. “Irani duke prodhuar raketa të tilla është bërë një nga tre vendet që i posedon këto raketa”, tha Bagheri.

Sipas tij, shpejtësia e raketës balistike në fjalë është 8 mach (8 herë më e madhe se shpejtësia e zërit) dhe shtrirja e saj është 1.500 kilometra. Bagheri theksoi se me një raketë të tillë do të krijohet një zonë sigurie me një rreze prej 1.000 kilometrash në detet përreth vendit.

Ai nuk ka ndarë informacione se kur dhe ku është testuar raketa.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë së Gardës Revolucionare iraniane, gjeneral brigade Amir Ali Hajizade në një deklaratë më 10 nëntor 2022 tha se vendi i tij ka zhvilluar raketë të re balistike.

Raketat hipersonike të cilat lëvizin 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, nuk mund të bllokohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvend, vazhdon debati që prokurori publik Joveski të zgjedhet gjyqtar kushtetues

Story i radhës

DEA amerikane stacionohet në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

Të fundit nga

ShkoLartë