irani pretendon se ka goditur nje luftanije amerikane me raketa reagon shba 69f89f4618fdb

Irani pretendon se ka goditur një luftanije amerikane me raketa, reagon SHBA

May 4, 2026
1 minut lexim

Irani ka pretenduar se ka ndaluar një anije luftarake amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit.



Sipas tij, dy raketa goditën anijen luftarake pranë ishullit Jask, pasi ajo injoroi paralajmërimet iraniane.

Agjencia e lajmeve Fars të Iranit, duke cituar burime lokale, tha se anija luftarake u kthye nga zona, shkruan skynews.

Për më tepër, marina e Iranit pretendon se ka penguar hyrjen e anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Por, një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar raportin që pretendon se një anije u godit nga raketat iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas Axios.

Ndryshe, kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA do të fillojë të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë rrugës ujore kyçe, duke e quajtur këtë një “gjest humanitar”.

Irani tha se ky veprim do të konsiderohet “një shkelje e armëpushimit”, ndërsa u zotua të mbrojë ngushticën.

Trump më parë tha se çdo veprim që ndërhyn në operacionin amerikan “do të duhet të trajtohet me forcë”.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lirohet me kusht ish ministri cavkov i denuar per ngjarjet e 27 prillit kur u sulmua parlamenti 69f88d5157a4f
Lajmi i mëparshëm

Lirohet me kusht ish-ministri Çavkov, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit kur u sulmua Parlamenti

mbi 3000 intervenime vec ne vitin 2025 shprehet mirenjohje per zjarrfikesit e prishtines 69f8a02af2740
Lajmi i radhës

Mbi 3000 intervenime veç në vitin 2025, shprehet mirënjohje për zjarrfikësit e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë