Irani po shpreson që ta vërshojë një fluks i vizitorëve para dhe gjatë Kampionatit Botëror

April 13, 2022
min lexim

Irani po shpreson që ta vërshojë një fluks i vizitorëve para dhe gjatë Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Katar.

Zyrtarët shtetërorë e kanë rritur numrin e fluturimeve dhe po i bëjnë gati hotelet për një fluks të pritur të tifozëve të futbollit.

“Njerëzit nga Katari janë mjaft të interesuar për ta përdorur infrastrukturën e Iranit në Botërorin 2022”, thotë ministri iranian i transportit, Rostam Ghassemi para mediave, shkruan “al-monitor”.

“Irani duhet t’i përdorë të gjitha kapacitetet që i ka për të përfituar nga ky eveniment”, shtoi ai, pas vizitës dyditore të kolegut të tij nga Katari.

Të dielën dhe të hënën, ministri i transportit të Katarit, Jassim bin Saif al-Sulaiti e vizitoi ishullin iranian Kish, 270 kilometra larg Dohas dhe me këtë rast u nënshkruan gjashtë marrëveshje të bashkëpunimit, njofton agjencia e lajmeve iraniane “IRNA”.

Kish, 92 kilometra katrorë, është një resort ishullor me plazhe të mahnitshme, ndërsa mund të fluturohet drejt këtij vendi për 40 minuta nga Doha, ose për gjashtë orë lundrimi me anije.

Marrëveshja kyçe në mes të palëve është që të ngritët kapaciteti i fluturimeve në mes të dy vendeve, duke e rritur numrin nga 72 në 200 fluturime në ditë, shpjegon Mohammad Mohammadi, udhëheqës i organizatës civile të aviacionit të Iranit.

Ministri i transportit të Katarit e vizitoi terminalin e pasagjerëve të aeroportit ndërkombëtar të Kish, i cili është duke u ndërtuar, por edhe portin komercial dhe të pasagjerëve, shton agjencia “IRNA”.

“Kontributi i Iranit në Botëror do të jetë hapësira ajrore dhe transporti detar për akomodimin e pasagjerëve të huaj dhe atyre iranianë”, shtoi ministri iranian i transportit, Ghassemi.

“Ne po ashtu planifikojmë t’ua ofrojmë tifozëve të huaj dhe turistëve gjatë qëndrimit të tyre në Iran mundësinë që t’i vizitojnë xhevahiret turistike të vendit”, vazhdoi ai.

Për ta tërhequr turizmin, Irani mund t’i heq vizat për vizitorët që vijnë nga Katari.

“Ministria e Punëve të Jashtme mund të pajtohet që t’i heq vizat për udhëtimet nga Katari për dy muaj gjatë Botërorit, i cili mbyllet më 18 dhjetor”, thotë Leila Azhdari nga Ministria Iraniane e Turizmit.

Vizitorët mund të aplikojnë për vizë prej një apo më shumë hyrjesh, 20 ditë të shfrytëzueshme gjatë dy muajve,.

Në janar, Irani u kualifikua në Botëror, të tretin radhazi dhe të gjashtin në përgjithësi.

Irani, i cili nuk e ka kaluar kurrë fazën e grupeve, do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Anglinë në Grupin B të Botërorit, i cili do të mbahet në mes të muajve nëntor dhe dhjetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Delfini sulmon trajneren ndërsa ajo “zhduket nën ujë” para familjeve të tmerruara në Miami

Story i radhës

Çupi zbulon se kush mund ta shpëtojë Partinë Demokratike nga kriza

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë