Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Irani dhe Arabia Saudite pajtohen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërprerjes 7-vjeçare – Gazeta.mk

Irani dhe Arabia Saudite pajtohen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërprerjes 7-vjeçare

min lexim

Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ndërsjellë të ambasadave pas një ndërprerjeje prej shtatë vitesh, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, zyrtarët e lartë të sigurisë të Iranit dhe Arabisë Saudite kanë arritur marrëveshje pas nisjes së negociatave me ndërmjetësimin e zyrtarëve kinezë në Pekin më 6 mars për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrëveshja e arritur mes Teheranit dhe Riadit pas shtatë vitesh u bë publike përmes një deklarate të përbashkët nga Irani, Arabia Saudite dhe Kina.

Në deklaratë thuhet se Iran dhe Arabia Saudite janë dakorduar për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen reciproke të ambasadave dhe përfaqësive diplomatike brenda dy muajve.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se ministrat e jashtëm të dy vendeve do të takohen së shpejti për të koordinuar procesin dhe për të sqaruar detajet.

Marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite

Më 2 janar 2016, 47 persona, përfshirë klerikun shiit Nimr al-Nimr, u ekzekutuan me akuza për “terrorizëm” në Arabinë Saudite. Pas deklaratave të autoriteteve iraniane që reaguan ndaj ekzekutimeve, ambasada e Arabisë Saudite në Teheran dhe ndërtesat e konsullatës në qytetin e Mashhadit u dogjën nga protestues në Iran. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, të acaruara tashmë për shkak të krizës në Jemen që filloi në mars 2015, u ndërprenë plotësisht.

Zyrtarët iranianë dhe sauditë u takuan në prill të vitit 2021 në Bagdad për të diskutuar drejtpërdrejt dhe bisedimet vazhduan më pas me ndërmjetësimin e Irakut.

Story i mëparshëm

Përfundon gjykimi për 16 vjeçaren nga Tetova. Aktgjykimi pritet të shqiptohet më 14 mars

Story i radhës

Në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut do të përfshihen edhe hebrenjtë

Të fundit nga