Irani blen 4 avionë Airbus nga Franca përkundër sanksioneve

December 29, 2022
1 minut lexim

Autoritetet iraniane konfirmuan blerjen e 4 avionëve Airbus nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), nënkryetari i Organizatës së Aviacionit Civil iranian, Hasan Hushu, konfirmoi importin e avionëve.

“Avionët e tipit Airbus 340 të prodhuar në Francë mbërritën së fundmi në vend”, tha Hushu.

Ndërkaq nuk janë dhënë detajet e importit.

Sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit

Pasi SHBA-ja njoftoi tërheqjen e saj të njëanshme nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (COEP), i njohur si marrëveshja bërthamore me Iranin, më 8 maj 2018, Zyra e Mbrojtjes së Pasurive të Huaja (OFAC), e lidhur me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, njoftoi rivendosjen e sanksioneve.

Sanksionet e SHBA-së që hynë në fuqi më 6 gusht 2018 mbulojnë edhe sektorin e aviacionit civil. Për shkak të sanksioneve, Irani nuk mund të importojë avionë pasagjerësh dhe pjesë avionësh.

Zëvendëskryetari i Bordit të Shoqatës së Kompanive Ajrore Iraniane, Ali Reza Berhor në dhjetor 2021 tha se më shumë se gjysma e avionëve nuk mund të fluturojnë sepse nuk mund të riparoheshin për shkak të sanksioneve.

Në Iran shpesh anulohen fluturimet për shkak të mosfunksionimit të avionëve dhe ka vonesa në fluturime.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përse e humbasim sensin e kohës në fundvit?

Story i radhës

Vuçiq: Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë