Irak, të paktën 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë

1 minut lexim

Të paktën 100 persona mbetën të vdekur nga zjarri gjatë një ahengu martesor në provincën veriore Nineveh të Irakut, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Po ashtu 500 persona të tjerë u plagosën në zjarrin, i cili shpërtheu në sallën e dasmës Al Haytham në distriktin Al-Hamdaniya, raportuan mediat lokale, duke cituar Ahmed Hamdani, zëvendësdrejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Mosul.

Sipas raportimeve, në sallën e dasmës ishin 800 persona kur shpërtheu zjarri. Agjencia irakiane e lajmeve (INA) tha se zjarri u shkaktua nga fishekzjarret, qirinjtë dhe materiale të tjera që janë përdorur gjatë dasmës.

Në zonë u dërguan brigadat zjarrfikëse dhe ambulancat nga krahinat përreth. Ministri i Brendshëm, Abdul Amir Al-Shammari gjithashtu u nis drejt vendngjarjes.

Pamjet e zjarrit që shpërtheu ndërsa nusja dhe dhëndëri po kërcenin qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar gjithashtu njerëz që vrapojnë majtas e djathtas në panik.





Story i mëparshëm

​United e fillon me fitore aventurën në Carabao Cup

Story i radhës

Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri – indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Të fundit nga