ipk rekomandon suspendimin e nje rreshteri policor dyshohet per lendim te lehte trupor 67e2ce39d1aef

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri policor, dyshohet për lëndim të lehtë trupor

March 25, 2025
1 minut lexim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të policisë kufitare.

Në njoftim, thuhet se IPK-ja ka parashtruar rekomandimin për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Incidenti ku është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vitisë më 24.03.2025 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje të zyrtarit policor me një qytetar lidhur me një kontest pronësor”, njofton Inspektorati i Policisë.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ps makineri elektorale braimllari me 11 maj ndahemi nga politika e vjeter e baltes 67e2c4d851133
Story i mëparshëm

“PS makineri elektorale”/ Braimllari: Më 11 maj ndahemi nga politika e vjetër e baltës

google lancon versionin e drive per laptopet me procesore arm 67e2d104a8472
Story i radhës

Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

Të fundit nga

Një dështim

Shkarkimi i Thiago Mottës rrezikon të jetë një dështim i madh për Juventusin. Një dështim teknik, kryesisht, me projektin që iu besua trajnerit italo-brazilian, por që u shkatërrua pas vetëm nëntë muajsh,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë