ipk nenshkruan marreveshje bashkepunimi me shskuk ne 67f80a406d9fc

IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHSKUK-në

April 10, 2025
1 minut lexim

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore dhe Psikologjike për Punonjësit e IPK-së

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtim Hodaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së.

Marrëveshja synon rregullimin e bashkëpunimit mes SHSKUK-së dhe IPK-së, duke siguruar mbështetje të specializuar shëndetësore për të gjithë punonjësit dhe rekrutët e IPK-së. Përmes këtij marrëveshje, punonjësve të IPK-së do t’u ofrohen shërbime mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor pa pagesë, me prioritet, në SHSKUK dhe të gjitha spitalet rajonale të këtij shërbimi.

Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të IPK-së, duke u mundësuar atyre akses në shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka shprehur falënderimet e tij për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe përkushtimin në mbrojtjen e shëndetit të punonjësve të IPK-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fjala e plote e ambasadorit stavros lambrinidis shef i delegacionit te bashkimit evropian ne kombet e bashkuara ne keshillin e sigurimit okb se 67f8098d1561b
Story i mëparshëm

Fjala e plotë e Ambasadorit Stavros Lambrinidis, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit – OKB-së

finalen do ta kapi nga une valbona flet per bbv ja cka thote per jozin 67f80b6d50f5c
Story i radhës

“Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja çka thotë për Jozin

Të fundit nga

ShkoLartë