iPhone do të kalojnë në USB-C konfirmon një ekzekutiv i Apple

October 26, 2022
1 minut lexim

Kur Parlmaneti Evropian votoi në favor të direktivës e cila e bën USB-C standard të përbashkët karikim në vendet e Unionit, ishte e qartë se cila prej kompanive do të ishte më e prekura.

Padyshim që Apple. Ndërsa gjiganti i teknologjisë aktuale shet disa modele iPad me porta USB-C, iPhone ende përdorin konektorët Lightining.

Në një intervistë për Wall Street Journal, një ekzekutiv i marketingut pranë Apple, Greg Joswiak, konfirmoi se gjiganti i teknologjisë do të kalojë në USB-C për tu përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Është e qartë që do të na duhet të zbatojmë direktivën,” tha Joswiak. Ai vuri theksin edhe tek përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të adoptuar micro-USB 10 vite më parë.

Duke qenë se shqetësimi i BE-së ishte se njerëzit kishin adapter të ndryshëm për konektorë të ndryshëm, Apple prodhoi kabllo që përdoruesit të kishin mundësi ti ndërronin sipas adapterëve.

Ai nuk specifikoi nëse Apple do të shesë një variant të iPhone vetëm për BE-në dhe të vazhdojë të shesë ato me konektorë Lightining në pjesën tjetër të botës.

Sipas direktivës Evropiane Apple duhet të shesë iPhone dhe iPad me porta USB-C në Evropë nga fundi i 2024. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh tek opozita? Ilir Meta i shkon në seli Sali Berishës

Story i radhës

Doni që të keni një ditë fantastike? Ja disa nga gjërat që duhet të bëni në mëngjes

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë