iPhone, AirPods dhe të gjithë aksesorët e Apple kalojnë në USB-C vitin e ardhshëm

May 18, 2022
1 minut lexim

Raportime nga analisti Ming-Chi Kuo dhe Bloomberg javën e kaluar zbuluan se iPhone është gati të shkëmbejë portën Lightining me USB-C duke filluar nga viti i ardhshëm.

Tashmë Kuo thotë Apple do të kalojë edhe produktet e tjera në USB-C si AirPods.

Lançimi i USB-C për iPhone sipas Kuo vjen pasi Apple kishte vënë objektiv në eliminimin e të gjitha portave dhe realizimin e funksioneve kryesore përmes teknologjisë wireless nga karikimi tek kontektiviteti por që ky plan kishte qenë tepër ambicioz.

Një gjë e tillë u pa e parealizueshme për shkak të kufizimeve teknike që teknologjia ka. Së bashku me një iPhone USB-C, Kuo tha se do të lançojë versione USB-C të produkteve tjera si AirPods, MagicKey Board, Magic Trackpak dhe Magic Mouse.

Ajo çfarë Kuo paralajmëron është se Apple gradualisht do të largojë konektorin Lightning nga të gjitha produktet dhe aksesorët e kompanisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sot fillon gjyqi i parë ndaj ushtarit rus për krime të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Kasami: Partitë shqiptare të bashkohen për ta rrëzuar BDI-në

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
sqmken
ShkoLartë