iphone 17 pro pritet te vije me keto 12 vecori te reja 67ff474e42614

iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

April 16, 2025
min lexim

Pritet që Apple të rezervojë numrin më të madh të risive dhe përmirësimeve për modelet e veta iPhone 17 Pro.

Nëse kompania vazhdon t’i përmbahet ritmit të deritanishëm, seria e re iPhone 17 pritet të prezantohet në muajin shtator të këtij viti. Si zakonisht, vëmendjen më të madhe do ta marrin modelet Pro, për të cilat tashmë po qarkullojnë shumë thashetheme.

Kornizë prej alumini

Modelet iPhone 17 Pro thuhet se do të kenë një kornizë prej alumini, ndryshe nga iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro që përdorin titan, ndërsa modelet nga iPhone X deri te iPhone 14 Pro janë prodhuar prej çeliku inox, shkruan MacRumors. Pjesa e pasme e pajisjes pritet të ketë një dizajn të ri që kombinon aluminin dhe xhamin.

Moduli i kamerës në formë drejtkëndëshi

Pritet që modelet iPhone 17 Pro të kenë një modul të madh kamere në formë drejtkëndëshi me skaje të rrumbullakosura. Thuhet se Apple planifikon të ruajë skemën e tanishme trekëndore të lenteve në pjesën e pasme.

Ekran më rezistent ndaj gërvishtjeve

Ekrani i iPhone 17 Pro pritet të ketë një shtresë të re antireflektuese, e cila do ta bëjë më rezistent ndaj gërvishtjeve krahasuar me modelet e mëparshme.

Bateri më e madhe

iPhone 17 Pro Max thuhet se do të ketë një dizajn pak më të trashë, çka do të mundësojë vendosjen e një baterie më të madhe.

Çipi A19 Pro

Pritet që modelet iPhone 17 Pro të pajisen me çipin e ri A19 Pro të Apple, i cili do të prodhohet me teknologjinë e avancuar 3nm të gjeneratës së tretë nga kompania TSMC. Ashtu si më parë, priten përmirësime të lehta në shpejtësi dhe efikasitet energjetik krahasuar me modelet aktuale.

Çipi Apple Wi-Fi 7

Të katër modelet e iPhone 17 pritet të përdorin çipin Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple, në vend të çipit nga Broadcom, që është përdorur deri më tani.

Kamerë e përparme 24 megapikselë

Të gjithë modelet iPhone 17 do të kenë një kamerë të përmirësuar në pjesën e përparme me 24 megapikselë, që është dy herë më shumë se kamera 12 MP e iPhone 16.

Kamera telefoto e pasme 48 megapikselë

Modelet iPhone 17 Pro pritet të kenë një kamerë telefoto të përmirësuar me 48 megapikselë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 12 MP që ka iPhone 16 Pro.

Regjistrim video me të dy kamerat njëkohësisht

Sipas Jon Prosser nga kanali në YouTube Front Page Tech, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max do t’i lejojnë përdoruesit të regjistrojnë video njëkohësisht me kamerën e përparme dhe atë të pasme, drejtpërdrejt brenda aplikacionit Camera.

Regjistrim video në 8K

Apple thuhet se e ka testuar regjistrimin video në 8K në modelet iPhone 16 Pro, por kjo veçori ende nuk është bërë e disponueshme. Duke qenë se të gjithë sensorët e pasmë të iPhone 17 Pro pritet të jenë 48 MP, ka shumë gjasa që këto modele të jenë të parat që do të ofrojnë mbështetje për video në 8K.

12 GB RAM

Fillimisht u përfol se vetëm iPhone 17 Pro Max do të ketë 12 GB RAM, por më pas në këtë listë u përfshi edhe iPhone 17 Pro. Kjo rritje e memories do të përmirësojë funksionet e inteligjencës artificiale të Apple (Apple Intelligence), si dhe multitasking-un. Të gjithë modelet e iPhone 16 kanë 8 GB RAM.

Sistem ftohjeje i përmirësuar

Të gjitha modelet e serisë iPhone 17 thuhet se do të kenë ndryshime të brendshme që do të ndihmojnë në shpërndarjen më efikase të nxehtësisë. Për modelet Pro përmendet përdorimi i një sistemi ftohjeje me dhomë me avull (vapor chamber).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

komentet per peshen sara me pergjigje te prere 67ff2f88c2937
Story i mëparshëm

Komentet për peshën, Sara me përgjigje të prerë

hamasi hedh poshte propozimin e izraelit per nje armepushim 6 javor ne gaza 67ff49eb81c4a
Story i radhës

Hamasi hedh poshtë propozimin e Izraelit për një armëpushim 6-javor në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë