iPhone i vitit të ardhshëm mund të sjellë një skemë të re emërtimi. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, kompania mund të quajë modelin më të shtrenjtë të iPhone për vitin e ardhshëm si iPhone 15 Ultra në vend të iPhone 15 Pro Max.
Ndryshimi mund të qëllojë së bashku me një ridizajnim të iPhone ngjashëm me atë që Apple bëri në 2020-ën me iPhone 12.
Gurman thotë se pret nga iPhone 15 të ketë USB-C, në mesin e shumë ndryshimeve të tjera më të prekshme.
Linja e smartfonëve të Apple ka parë disa ndryshime në brandim. Në vitet e para kompania çdo dy vite sillte modele me dizajn të ri duke shoqëruar me germën “S” modelet të cilat ishin përditësime të vogla.
Këtë vit pamë një rikthim të emërtimit “Plus” për herë të parë që nga 2017-ta. Ndryshimi i emërtimit për Pro Max në favor të Ultra është i arsyeshme duke qenë se edhe linja Apple Watch tashmë ka një model Ultra.
iPhone 15 ka prodhuar spekulime ende përpara se iPhone 14 të debutonte në fillim të muajit. Ndryshimi më i madh do të jetë USB-C ndërsa është përfolur se vitin e ardhshëm të gjithë variantet e linjës iPhone 15 do të kenë Dynamic Island. /PCWorld Albanian