iPhone 15 nuk do të ketë butona të volumit dhe ndezjes

October 31, 2022
1 minut lexim

Modelet e ardhshme iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max mund të zëvendësojnë butonët mekanikë të volumit të audios dhe ndezjes me butonë që përdorin feedback haptik.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple, Ming-Chi Kuo, i cili thotë se butonët mund të funksionojnë njëlloj si butoni “home” lançuar në iPhone 7, i cili nuk shtypet por dridhet në përgjigje të prekjeve.

iPhone 8, përfshirë gjeneratën e dytë dhe të tretë të modeleve buxhetore iPhone SE, kanë një buton të tillë i cili fuqizohet nga Motori Taptik i Apple.

Apple përdor këtë teknologji edhe për feebackun haptik të butonave në tastierën virtuale të iOS 16.

Përmes një cicërime Kuo shpjegon se Apple do të shtojë Motorin Taptik edhe për butonët anësore në modelet e rangut të lartë të iPhone 15. Kuo nuk përmend modelet bazë iPhone 15 ose iPhone 15 Plus të cilët mund të mbajnë butonët që kanë aktualisht.

Edhe pse jemi një vit nga debutimi i iPhone, ka pasur spekulime të shumta rreth tyre përfshirë zëvendësimin e brendit Pro Max me Ultra apo përdorimin e Ishullit Dinamik në të gjitha modelet.

iPhone 15 mund të bëhet iPhone i parë me USB-C. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Cardi B dëshiron së shpejti një fëmijë të tretë

Story i radhës

Nutricionistja Albana Daka: Simptomat që ju tregojnë se keni mungesë të kësaj Vitamine të rëndësishme

Të fundit nga

ShkoLartë