Informacionet rreth iPhone 15 kanë filluar prej disa muajsh duke zbuluar disa prej planeve të Apple.
Një raport i fundit pretendon se Apple do të pajisë modelet e ardhshme të iPhone me Wi-Fi 6E që konsiderohet si avancimi më i madh i teknologjisë në 20 vitet e fundit.
Lajmi vjen nga analisti i Barclays parë nga MacRumors dhe është një lëvizje e cila pritej nga Apple pasi solli Wi-Fi 6E në iPad Pro, MacBook Pro dhe Mac Mini.
Për fat jo të mirë Barclays nuk zbulon nëse Wi-Fi 6E do të vijë tek të gjitha variantet e iPhone 15 apo vetëm modelet Pro. Dyshimet janë që vetëm ky i fundit do të ketë teknologjinë.
Sa i takon Wi-Fi 6E, nuk është vetëm performanca maksimale e bandës 6Ghz e cila e bën standardin domethënës për të ardhmen, por gjithashtu përmirësimi i bandës 5Ghz që aktualisht përdoret nga shumica e routerave dhe pajisjeve që shiten sot.
Nisur nga përdorimi i sa më shumë pajisjeve të ndërlidhura në shtëpitë inteligjente të së ardhmes, iPhone ndajnë bandwidth-in me këto pajisje. Përdorimi i një bande të re është kritike për të siguruar aksesin në lidhje të shpejta dhe qëndrueshme Wi-Fi.
Wi-Fi 6E është një prej funksionaliteteve të së ardhmes më të rëndësishme që mund të aplikohet tek një pajisje sot. /PCWorld Albanian