iphone 14 pro max eshte smartfoni me ekranin me te mire ne bote thote displaymate 6335abf6e3fcf

iPhone 14 Pro Max është smartfoni me ekranin më të mirë në botë thotë DisplayMate

September 29, 2022
1 minut lexim

Apple edhe njëherë tjetër ka rritur standardet ndërsa smartfoni flagship iPhone 14 Pro Max mori 15 vlerësime nga DisplayMate.

iPhone 14 Pro Max mori një vlerësimi A+ nga DisplayMate. Sipas testimeve të bëra, ekrani i smartfonit mund të arrijë një ndriçim prej 2,300+ nits dhe është më impresionues fakti se Apple reklamon 2,000 nits.

Duke qenë se është një panel LTPO, frekuenca e rifreskimit të ekranit sillet mes 1Hz deri në 120Hz për të kursyer baterinë.

Ekranet e iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max prodhohen nga Samsung dhe pavarësisht se janë smartfonët me ekranet më të mira në botë aktualisht, vetëm ky fakt vë presion mbi Apple.

Kjo sepse Samsung është rival në industrinë e smartfonëve dhe me shumë gjasa më të mirën e mundshme e ka ruajtur për Galaxy S23 Ultra vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

katet shtese te kullave dhe pallate pa leje ne cark shefi i komisariatit 6335a9ea27926
Story i mëparshëm

Katet “shtesë” të kullave dhe pallate pa leje, në “çark” shefi i komisariatit

ky eshte futbollisti shqiptare qe ndryshoi tre kombetare per nje vit 6335abfebdc98
Story i radhës

Ky është futbollisti shqiptarë që ndryshoi tre kombëtare për një vit

Të fundit nga

Fabregas vazhdon të jetë trajner i Como-s

Trajneri spanjolli, Cesk Fabregas po kalon në një periudhë spektakolare në Seria A, ku të cilët janë edhe skuadra më në formë në Evropë. Fabregas u lidh me pozitën e trajnerit të
ShkoLartë