Duhet një muaj deri në nisjen e evenimentit vjetor Apple WWDC 205 dedikuar zhvilluesve, por spekulimet nuk kanë ndaluar për risitë potenciale që mund të sjellë iOS 19.
Ditën e sotme gazetari i Bloomberg Mark Gurman raportoi se Apple po punon në një funksionalitet të menaxhimit të baterisë përmes inteligjencës artificiale në iOS 19.
Sipas burimeve të tij, Apple do të përdorë AI për të analizuar trendet e përdorimit të iPhone dhe të bëjë ndryshimi në konsumin e energjisë nga aplikacione të ndryshme për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
iOS 19 do të ketë një indikator baterie në ekranin e bllokimit duke treguar sesa kohë i duhet telefonit të karikohet plotësisht. Një menaxhimi më i personalizuar i baterisë mund të sinjalizojë edhe përgatitjen e Apple për lançimin e iPhone Air.
Ky smartfon do të ketë bateri më të vogël dhe çdo rrugë që të çon drejt më shumë performancë do të ishte një mundësi që Apple ta bëjë smartfonin të dëshirueshëm për blerësit.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al