iOS 18.1 me Apple Intelligence debuton javën e ardhshme

October 21, 2024
1 minut lexim

iOS 18.1 mbërrin zyrtarisht javën e ardhshme duke sjellë softuerin hearing aid në AirPods Pro 2 dhe Apple Intelligence në disa pajisje raportuan WSJ dhe TechCrunch.

Kompania më herët ka lançuar një version beta të përditësimit në fjalë. Sa i përket dy funksionaliteteve në fjalë, Apple njoftoi lançimin e hearing aid në Shtator ndërsa autoritetet shëndetësore Amerikane (FDA) e miratoi menjëherë.

Veçoria përmban një testim ku njerëzit mund të kuptojnë nëse kanë pasur humbje të dëgjimit ose jo. Nëse po, aplikacioni ju sugjeron të kryeni një vizitë tek mjeku.

Gjithashtu përdoruesit mund të shfrytëzojnë kufjet AirPods Pro për ti ndihmuar me dëgjimin. Megjithatë mbajtja e AirPods në vesh ndërsa po bisedoni me dikë tjetër do të duket sikur po injoroni ato.

Mjetet që ndihmojnë njerëzit me dëgjimin mund të kushtojnë mijëra dollarë ndërsa AirPods Pro 2 vetëm 250 dollarë.

Ndërkaq Apple Intelligence është risia e madhe e iOS 18.1. Kompania e prezantoi në WWDC dhe përmban disa funksionaliteti si regjistrimit inteligjent i zërit dhe transkriptim për aplikacionet si Mail, Notes dhe Pages. Gjithashtu përmban mjete shkrimi si kontrolli i gabimeve gramatike.

Në të ardhmen Apple ka premtuar më shumë funksione AI si bashkohen Apple Intelligence. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kishte bombarduar qendrat tregtare dhe ndërtesat kolektive, vrau qindra civil ukrainas – gjendet trupi i pajetë i pilotit rus në Bryansk

Story i radhës

Delegacioni i BSP-së i kryesuar nga drejtori Janev në takim zyrtar me udhëheqësinë e ICITAP

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë