iOS 16 sjell një funksionalitet që telefonët Android e kanë prej vitesh

May 29, 2022
1 minut lexim

Në konferencën WWDC 2022 që është vetëm një javë larg pritet që Apple të zbulojë risitë që do të vinë me softuerët dhe shërbimet e saj.

Mark Gurman i Bloomberg sugjeron se kompania do të ketë lajme të reja për iOS 16 përfshirë disa ndryshime në ekranin e kyçjes.

Gurman thotë se versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobil të Apple do të ketë sfonde me funksionalitete të ngjashme me widgets.

Gjithashtu iOS 16 sjell më në fund mbështetjen për ndërfaqen “Always On” por që do të jetë ekskluzivitet vetëm i modeleve Pro të iPhone.

Funksionaliteti do të tregojë informacione, njoftime pa pasur nevojë të hapin plotësisht telefonin. Prej kohësh tashmë është pjesë e smartfonëve Android ndërsa Apple kishte planifikuar ta ofronte në iPhone 13 vitin e kaluar.

Së fundi Gurman tha se iOS 16 do të ketë përmirësime për mënyrën sesi sistemi operativ menaxhon punën me disa detyra njëherazi. Do të ishte një funksionalitet shumë i dobishëm për iPad ku përdoruesit mund të ndryshojnë madhësinë e dritareve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fletushkë e dyshimtë: Rusia dëshiron të joshë ushtarët e rinj në luftë me 300,000 rubla në muaj

Story i radhës

Arsimi në Kosovë, VOA: Probleme te komunitetet e pakicave

Të fundit nga

ShkoLartë