Apple ka vendosur të shkurtojë funksionalitetin e editimit dhe tërheqjes së mesazheve të dërguar në aplikacionin iMessages.
Kompania lançoi versionin e katërt beta të iOS, iPadOS 16 dhe macOS Ventura duke kufizuar përdoruesit në vetëm pesë editime për një mesazh të caktuar brenda 15 minutave të fundit ndërsa ka vendosur të reduktojë edhe kohën e tërheqjes nga momenti i dërgimit nga 15 minuta në vetëm 2 minuta.
Gjithashtu përdoruesit mund të klikojnë mbi një mesazh për të parë historikun e editimit ndërsa më parë mund të shikonin vetëm një indikator se mesazhi është edituar dhe asgjë me tepër.
Kompania nuk shpjegoi arsyen e vendimit por hapësirat për abuzim ekzistojnë. Dikush lehtësisht mund të editojë një mesazh për tu dukur sikur ju keni pranuar diçka. Ose dikush mund ti fshijë për të eliminuar provat.
Një mënyrë sesi të mund të parandaloni editimit janë çaktivizimi i iMessage. Në këtë mënyrë mesazhe konvertohen në tekst SMS dhe këto funksionalitete nuk janë të disponueshme në këtë rast. /PCWorld Albanian