Që kur iPhone u pajis me Face ID, nuk ishte më e mundur që përqindja e baterisë të shfaqej në ekran sepse “notch” zinte një hapësirë të konsiderueshme të ekranit.
Përdoruesit duhej të tërhiqnin nga lart poshtë panelin e kontrollin për të parë sesa bateri ka ngelur.
Me iOS 16 gjërat ndryshojnë dhe përqindja e baterisë u shtua si funksionalitet e cila shfaqej mbi ikonën e baterisë në Status Bar.
U shtua tek të gjithë iPhone me Face ID duke përjashtuar iPhone XR, iPhone 11, iPhone 12 mini dhe iPhone 13 mini.
Në versionin e parë beta të iOS 16.1 shumë përdorues raportuan se përqindja e baterisë tashmë është prezentë tek të gjithë iPhone me FaceID duke treguar një numër mbi ikonën e baterisë. /PCWorld Albanian