IOC është gati të heqë futbollin nga Lojërat Olimpike, në përgjigje të propozimit të FIFA-s për të luajtur Kupën e Botës çdo dy vite, duke braktisur planin aktual 4-vjeçar të kompeticionit më të rëndësishëm të kombëtareve të globit.
Lajmi vjen nga një anëtar i IOC, i cili preferoi të mbetet anonim dhe tha për “Times”:
“Me gjuhën e IOC, mesazhi për FIFA është shumë më i qartë se sa duket. Nëse doni që futbolli të qëndrojë në Olimpiadë, atëherë braktisni planet për Kupën e Botës 2-vjeçare”.
Në lidhje me këtë, presidenti i Komiteteve Olimpike Kombëtare Afrikane, Mustapha Berraf, tha: “Kupa e Botës 2-vjeçare do të krijonte dëme të pamatshme, duke rrezikuar sportin dhe futbollin në veçanti.
Futbollistët nuk janë robotë, prandaj kërkoj që kjo përpjekje e papajtueshme me vlerat olimpike të përfundojë”.