Simone Inzaghi mendon se Interi i tij nuk e meritonte të mundej nga Juventusi.
Trajneri i zikaltërve deklaroi në konferencë për shtyp pas ndeshjes se skuadra e tij thjesht nuk kishte saktësinë që nevojitej për të fituar përballje të tilla, por insiston se mbetet në luftë për titullin kampion.
“Ndeshjet më të komplikuara i kemi bërë në transfertë, qartësisht duhet të përmirësohemi në ndeshjet e mëdha dhe në golat e pësuar. Juventusi ka bërë tre gjuajtje në portë dhe shënoi dy gola e goditi një shtyllë. Ne kemi gjuajtur 8-9 herë, me raste më të pastra dhe nuk shënuam. Kjo është një humbej që na ngadalëson, që të dhemb dhe me atë që u pa në fushë, ishte e pamerituar. Ndjehet keqardhje që mbyllëm pjesën e parë me rezultatin 0-0.
Ne pësuam gol pasi goditëm traversën. Te goli mund të bënim më mirë, mund të bëhej faull për shembull, ishte pastaj rasti i Lautaros, ndërsa te goli i dytë e pësuam pas një kundërsulmi që nisi nga një mbyllje e Bremer ndaj Brozoviç i cili mund të shkonte në portë me një mundësi të mirë.
Jashtë luftës për titull? Mbeten edhe 25 ndeshje deri në fund, kjo është një humbje që na ngadalëson shumë në ecurinë e këtij kampionati, por duhet të tregohemi të aftë të lëmë pas krahëve shpejt këtë humbje, Duhet të përmirësohemi në këto ndeshje, paraqitja ishte e duhura por duhet të jemi të aftë që të bëjmë që episodet të kthehen në favorin tonë.
Të padjallëzuar apo të pafat? Unë nuk besoj te mungesa e fatit pasi episodet duhet t’i drejtosh ti. Kemi luajtur ndeshje më të vështira se kjo, mund të bënim më shumë”, theksoi ndër të tjera trajneri i Interit.