Inzaghi nuk e duron shqiptarin e Kosovës, ia thotë qartë: Të kam dëgjuar disa herë

Inter-i pësoi një humbje befasuese 1:0 në shtëpinë e Sassuolo-s në javën e 35-të të Serisë A.

Pas ndeshjes, Simone Inzaghi ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij për rezultatin, por jo vetëm.

Ka kritikuar edhe Valon Behramin.

Ish-mesfushori zviceran me origjinë shqiptare është sot një opinionist i DAZN dhe trajneri i zikaltërve e ka sulmuar:

“Behrami, të kam dëgjuar disa herë duke kritikuar ecurinë tonë në Champions.

Ndoshta prisje një finale tjetër ose që të fitonim Champions-in.

“Por nuk është e lehtë, ka kundërshtarë të fortë.

Sigurisht jemi të zhgënjyer për mënyrën si shkoi ndeshja me Atletico-n, sepse mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë episodet në favorin tonë.

“Tre vite më parë ishin 10 vite që Inter-i nuk shkonte në 1/8-at e Champions-it. Megjithatë, eliminimi me Atletico Madrid na djeg akoma sepse mund t’ia kishim dalë. Por ekzistojnë edhe kundërshtarët”.

Inzaghi e ka mbyllur duke thënë:

“Kemi luajtur dy herë në 1/8-at dhe një herë finalen e Champions League.

Duam të përmirësohemi sepse nuk duam të shikojmë mbrapa, por e dimë se kemi edhe disa parametra për të respektuar.

“Dhe në 3 vitet e fundit kemi bërë mirë me burimet që kemi bërë.

Kam fatin të kem drejtues shumë të mirë dhe të aftë, ajo që kemi bërë në tre vite nuk ishte e parashikueshme.

Kemi bërë një punë të madhe”.

Story i mëparshëm

Kur do e shohim babain e Heidit në BBV3? Flet daja i banores: I vetmi problem është se…

Story i radhës

Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez