​Inzaghi flet për krizën e rezultateve te Interi

min lexim

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në një konferencë për shtyp pas humbjes në “Dacia Arena” ndaj Udineses me rezultat 3-1.

Kjo disftaë ka bërë që trajneri italian të vendoset në qendër të kritikave dhe madje të kërkohet edhe shkarkimi i tij.

Ai pas ndeshjes ka marrë përgjegjësinë për këto rezultate negative ndërsa ka kërkuar më shumë punë nga grupi.

Vitin e kaluar ne kishim humbur tre ndeshje pas 30 ndeshjesh, pas 7 ndeshjeve tani kemi tre humbje. Kështu që ne duhet të përpiqemi të bëjmë më mirë dhe më shumë, unë jam trajneri dhe personi i parë në krye të skuadrës, duhet të përmirësohemi.”, ka thënë Inzaghi.

Ai më pas vlerëspo lartë edhe qasjen e kundërshtarit në këtë ndeshje.

Pranuam shumë, pas avantazhit fillestar duhej ta menaxhonim më mirë, Udinese ishte e mirë në leximin e situatës. Në pjesën e dytë ne dolëm pak më mirë, por duke i dhënë shumë mundësi kundërsulmi Udinezes në të cilën ata janë shumë të mirë, ndoshta kishim shumë dëshirë ta kthenim përsëri rezultatin. Mungon mbulimi i duhur dhe kur ndodh gjithmonë fshihet një motiv grupor. Është një faktor ku duhet të punojmë”, tha në fund ai.

Interi ka grumbulluar 12 pikë pas shtatë ndeshjeve dhe renditet në vendin e shtatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

10 tipare të njerëzve të zgjuar, nuk lidhen me inteligjencën

Story i radhës

Berisha: Italia, rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë! Në 2005 takova Berlusconin dhe..

Të fundit nga