Investitori i Dogecoin padit Musk në gjykatë, kërkon 258 miliardë dollarë

min lexim

Shitjet masive të kriptomonedhave javët e fundit kanë eliminuar qindra miliarda dollarë dhe bërë që investitorët e kësaj industrie të kërkojnë për mundësi në drejtime të tjera.

Një padi ditën e Enjte në gjykatën federale të Manhattan, një investitor i Dogecoin akuzon Elon Musk, Tesla dhe SpaceX për operimin e një sipërmarrje të paligjshme për të ndikuar në vlerën e kriptomonedhës.

Musk ka qenë një prej personazheve publike që ka cituar më së shumti Dogecoin, veçanërisht në rrjetin social Twitter duke shkaktuar herë pas here rritje apo rënie të vlerës.

Padia thotë se cicërimat e Musk ku e konsideronte veten si “babai i Doge” në mënyrë direkte ka ai ka arritur të kontrollojë vlerën e kriptomonedhës dhe duhet të mbahet përgjegjës për humbjet e shkaktuara tek investitorët sidomos me rëniet e ditëve të fundit nga 0.74 dollarë në 0.05 dollarë.

Padia kërkon trefishin e dëmshpërblimit prej 86 miliardë dollarësh që sipas saj është shuma që kanë humbur investitorët që kur Musk filloi të fliste në Twitter për të duke çuar vlerën në 258 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në Dardani ka pasur shumë kisha katolike dhe ortodokse shqiptare

Story i radhës

​City refuzon ofertën e parë të Chelseat për Raheem Sterling

Të fundit nga