Investimet kineze në Tetovë, Dauti: Është fatkeqësi, më mirë të ecim në këmbë se sa ti pranojmë investimet e tilla

Profesori universitar, Bardhyl Dauti zëshëm ka reaguar kundër paralajmërimeve nga autoritetet lokale të Tetovës për investime kineze në transportin e public të Tetovës, raporton indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Sipas profesorit në fjalë, kjo gjë nuk na duhet. Mendon se tetovarët e kanë më mirë të ecin në këmbë se sa të pranojnë investime kineze.

“Fatkeqësisht, kështu është kur establishmenti politik dhe administrativ i komunës së Tetovës nuk ka njohuri për menaxhim të Ndërmarjeve Publike Komunale, siç është edhe kjo e “NP Tetova Transport”, dhe i varfëron ato deri në shkallën e nevojës për asistencë financiare nga Kinezët, nga ata që nuk projektojnë rrugën tonë politike në kahje të duhur. Të jetosh në kohën politike të një dinamizmi eurointegrues dhe të promovosh investime potenciale kineze, është fiasko e llojit të vet dhe prapambetje në kohë, ngelje në klasën politike të “shokut Tito”, ka deklaruar profesori Dauti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Sipas tij, të kërkosh votë mërgimtarësh Tetovarë në Cyrih të Zvicrës, duke mbajtur mendjen në asistencë ekonomike nga “Beijing-u i Kinës”, është më shumë se humbje në hartën gjeopolitike shqiptare.

“Anglezët thonë: “LOST IN THE MIDDLE OF NO ËHERE”. Tetova nuk meriton dhe nuk duhet të humb në këtë mish-mash hartash gjeopolitike. Në cilësi të ish kandidatit për Kryetar Komune të Tetovës, thëras Tetovarët për reflektim Jetojmë në një kohë tjetër!!”, përfundoi ai./indeks.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

​34 vjet nga lirimi i Adem Demaçit

Story i radhës

Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez