investim 17 milione eurosh mexhiti dite historike deponi moderne per nje pollog te paster 67fedf614661f

Investim 17 milionë eurosh! Mexhiti: Ditë historike, deponi moderne për një Pollog të pastër!

April 16, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, sipas tij, kjo një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

“Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet.
Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.
Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:
•Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit
•Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja
•Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve
Nuk po investojmë në thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari per pjesemarrjen tone ne qeveri vendos kryeministri 67fedf60d95c8
Story i mëparshëm

Taravari: Për pjesëmarrjen tonë në Qeveri vendos kryeministri

berisha zvarrit gjyqin per korrupsion partizani avokati kara ceshtja do te kaloje per gjykim 67fee4c26f8ff
Story i radhës

Berisha zvarrit gjyqin për korrupsion/ “Partizani”, avokati Kara: Çështja do të kalojë për gjykim

Të fundit nga

ShkoLartë