Intervista 20 vjet BDI/Ahmeti citon Dritëro Agollin: “Historia kockë e vështirë, nuk bëhet me banditë zemërmirë.”

Dritëro Agolli e ka një thënie të famshme: “Historia kockë e vështirë, nuk bëhet me banditë zemërmirë.” Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë 20 vite me radhë është dëshmuar që vërtet ka qasje parimore dhe tejet serioze për ndryshime të mëdha. Kështu ka komentuar, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti akuzat e opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase të cilat tashmë dy javë me radhë kanë lëshuar akuza nga më të ndryshme me rastin e shënimit të jubileut të 20 të BDI-së.

“Kështu që kjo është këshillë nga ana ime sepse asgjë nuk kanë fituar deri më tash, qofshin tek shqiptarët, qofshin tek maqedonasit. Pse të kenë zili, po unë nuk jam fajtor që të gjithë kërkojnë që të jenë si BDI, ata duan të jenë si BDI, por nuk janë ata është BDI, është Bashkimi Demokratik për Integrim realizues i aspiratave të gjeneratave të tëra dhe këtë nuk e them unë këtë e thotë historia dhe çdo kush nuk mund të hyjë në histori”, është shprehur Ahmeti.

Story i mëparshëm

Intervista 20 vjet BDI/Ahmeti: Opozita përmes akuzave të pabaza nuk fiton asgjë, do vazhdoj të humb

Story i radhës

Ali Ahmeti: Në dy ciklet e fundit zgjedhore na votojnë ata që kanë lindur me Bashkimin Demokratik për Integrim

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish