Intervenimet më urgjente do të realizohen pa pengesa në Klinikën TOARMIQU dhe Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”

December 20, 2024
1 minut lexim

Shkup, 20 dhjetor – Pas paralajmërimit nga “Ujësjellësi” i Shkupit për ndërprerje të furnizimit me ujë prej sonte në pjesën më të madhe të qytetit, nga Klinika TOARMIQU dhe Klinika për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” informojnë për MIA-n se intervenimet më urgjente do të realizohet pa pengesa.

Drejtoresha e TOARMIQU, Marija Srceva në një deklaratë për MIA-n tha se në bashkëpunim me Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë klinikave, janë duke vijuar aktiviteteve përgatitore për funksionim të papenguar të klinikës TOARMIQU, në lidhje me gjendjen për ndërprerje të furnizimit me ujë.

“Intervenimet më urgjente do të realizohen. TOARMIQU tashmë ka bërë plan dhe ka organizuar numër të rritur të ekipeve mjekësore, të cilët do të angazhohen gjatë fundjavës. I ndërmarrim të gjitha masat që të vazhdojë kontinuiteti në punë, pa pasur këtë rast ngecje në funksionim”, sqaroi Srceva për MIA-n.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov, nesër nuk pret të ketë probleme në punën e kësaj klinike.

“Nuk presim asnjë problem, me pacientët e urgjencës do të punojmë si çdo fundjavë. Orari ynë i punës është 24/7”, tha Nastov për MIA.

MIA ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm “8 Shtatori”, për të pyetur nëse pacientët duhet të informohen për ndonjë ndryshim. Deri në publikimin e këtij teksti, ai nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodhë në mbrëmje pas orës 22:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit. Një pjesë e madhe e komunave të Shkupit pritet të mbeten pa ujë, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, “RRuga e plastikave” pranë Ambasadës Amerikane, Vizbegu, Bardovci, Zhelezara, Autokomanda – zona e lartë, Gjorçe Petrov nga SP Planet, Saraj, Shutka, Fushë Tophane, Novosellski pat, vendbanimi Dame Gruev, Kisella Jabuka, Stopanski Dvor, Vollkovë dhe Orman.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: Drejtësia nuk guxon të jetë selektive! Angjushev është në listën e zezë të DASH-it mirëpo vazhdon bizneset e tij “më mirë se kurrë”

Story i radhës

Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Të fundit nga

ShkoLartë