Interpoli thotë se metaverse hap një botë të re krimi kibernetik

October 28, 2022
1 minut lexim

Agjencia botërore policore Interpol tha se ishte duke u përgatitur për rreziqet që mund të krijojnë ambientet e reja virtualë duke i hapur rrugë llojeve të reja të krimeve kibernetike.

Vendet anëtare të Interpolit kanë ngritur shqetësime për mënyrën sesi do të reagojnë përballë krimeve në metaverse, tha drejtori ekzekutiv i Interpol Madan Oberoi.

“Disa krime mund të jenë të reja në këtë hapësirë, ndërsa disa krime ekzistuese mund të aplikohen duke i çuar ato në një nivel tjetër,” tha ai.

Mashtrimet dhe sulmet phishing mund të operojnë ndryshme kur realiteti virtual dhe i shtuar hyjnë në lojë tha Oberoi. Siguria e fëmijëve është gjithashtu një shqetësim.

Realiteti virtual mund të përdoret në krime në botën fizike tha ai. “Nëse një grup terrorist dëshiron të sulmojë një hapësirë fizike, ata mund të përdorin realitetin virtual dhe të shtuar për të planifikuar dhe simuluar sulmin përpara realizimit të tij,” tha ai.

Në fillim të muajit, agjencia Evropiane Europol tha në një raport se grupet terroriste mund të përdorin botët virtuale për propagandë, rekrutim dhe trajnim. Përdoruesit mund të krijojnë botë virtuale me “rregulla ekstremiste,” thoshte raporti.

Nëse hapësirat metaverse regjistrojnë ndërveprimet e përdoruesve në blockchain, do të ishte më e lehtë për të gjurmuar dhe identifikuar dikë tha Europol.

Metaverse u popullarizua në 2021 ku kompanitë dhe investitorët vunë bast mbi botët virtuale duke i shikuar si faza e re e zhvillimit të internetit. Facebook ndryshoi emrin në Meta në Tetor 2021 duke përkrahur këtë ide.

Por deri më sot gjithë ai vizion thuajse nuk është materializuar fare. Shitjet e aseteve të bazuar në blockchain si tokë virtuale apo pronësi të tjera dixhitale kanë rënë ndjeshëm. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përparim Rama provoi kolonat në trafik, jep arsyet e testimit

Story i radhës

Trajneri i Clujit i frikësohet forcës së Ballkanit

Të fundit nga

ShkoLartë