Driton Vela, internist në QKUK, duke folur në lidhje me situatën epidemiologjike në Kosovë tha se është fat që varianti Omicron nuk e kaloi pikun e variantit të mëparshëm Delta.
Sa i përket lehtësimit të masave, Vela tha se vendimi është bërë duke u bazuar në situatën aktuale të pandemisë pasi, sipas tij, trendi mesatar i rasteve të reja është në rënie.
“Ngadalësimi i rritjes së hospitalizimit është dukshëm më i ulët nga ajo se çfarë kemi parë gjatë variantit Delta”, tha ai.
Vela, që është edhe anëtar i Komisionit Këshillëdhënës për pandeminë, tha se kërkesat për orë policore i kanë marrë nga institucionet e vendit për të cilat nuk tregoi se cilat janë ato, derisa konfirmoi se ky komision ka propozuar heqjen e orës policore.
“Pandemia ka nxjerrë në pah një shtet disfunksional në shëndetësi, arsim dhe zbatim të ligjit”.
Krejt në fund, Vela paralajmëroi se subvarianti BA2 i Omicronit mund të përhapet më shpejt se varianti paraprak.
“Ky mund të shkaktojë rindezje të valës, mirëpo nuk ka rrezikshmëri më të lartë se subvarianti BA1”.