interneti satelitor i starlink tani ne 32 vende te botes brenda qershorit synon shqiperine 627e6899799f2

Interneti satelitor i Starlink tani në 32 vende të botës, brenda Qershorit synon Shqipërinë

May 13, 2022
1 minut lexim

Shërbimi i internetit satelitor Starlink tashmë është i disponueshëm në 32 vende të botës tha CEO Elon Musk në rrjetin social Twitter.

Vendet dhe rajonet në hartë të etiketuara si të disponueshme do tu dërgohen terminalet menjëherë. Shërbimi doli nga faza beta vitin e kaluar dhe u bë i disponueshëm në 12 vende të botës në Shtator të 2021 dhe 25 vende të botës në Shkurt të këtij viti,

Harta e Starlink tregon me ngjyrë blu të hapur listën e vendeve ku shërbimi ofrohet ndërsa me blu të errët vendet ku shërbimi po vjen së shpejti ose janë në listën e pritjes.

Pajisjet kushtojnë 599 dollarë ku përfshihen parabola, mbajtësja, ushqyesi dhe një routeri Wi-Fi. Ndërsa shërbimi kushton mes 99 deri në 110 dollarë në muaj.

Me këtë shërbimi kompania synon të plotësojë nevojat e zonave malore dhe të izoluara ku interneti fiks dhe celular është i padisponueshëm. Shërbimi është gjithashtu cilësor me vonesa transmetimi prej vetëm 40ms nga 600-700ms të internetit satelitor të orbitës së lartë nga HughesNet apo Viasat.

Shqipëria është në listën e vendeve ku Starlink synon të fillojë ofrimin e shërbimit brenda Qershorit së bashku me Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë shërbimi do të vijë në 2023 thuhet në faqen e Starlink. Megjithatë kompania thotë se pavarësisht se shërbimi është i disponueshëm, ofrimi i tij mbetet subjekt i aprovimit të autoriteteve përkatëse. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

89 raste te reja dy te vdekur nga kovid 19 627e6334c6c3e
Story i mëparshëm

89 raste të reja, dy të vdekur nga KOVID-19

ja si po e transformon evropen pushtimi rus i ukraines 627e689e769cb
Story i radhës

Ja si po e transformon Evropën pushtimi rus i Ukrainës

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë