​Interi udhëton drejt Liverpoolit për të bërë histori

March 7, 2022
1 minut lexim

Interi do të vizitojë Liverpoolin në “Anfield Road” të martën, duke e ditur se atë që duhet ta bëjnë ata ndaj skuadrës angleze e ka bërë vetëm Manchester United, skuadër e cila u kualifikua në raundin tjetër pasi humbi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 2-0.

Skuadra e Simone Inzaghit mori një humbje 2-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza” në shkurt dhe do të shpresojnë të rikthehen në ndeshjen e dytë në Angli nesër mbrëma. “Nerazzurrët” iu rikthyen fitoreve të premten duke mposhtur 5-0 Salernitanan në Serie-A, kështu që besimi është i lartë përpara udhëtimit të tyre në Angli.

Nicolò Barella është i pezulluar për këtë ballafaqim, por pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion të Inzaghit. Interi do të duhet të shkojë përtej mundësive të tyre për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Manchester United është skuadra e vetme në historinë e Ligës së Kampionëve që është kualifikuar tutje pasi kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me dy gola disavantazh. Në sezonin 2018-19, gjigantët e Premier Ligës mundën PSG-në e Gigi Buffonit 3-1 në Paris, pasi humbën 2-0 në “Old Trafford”. Një gabim i portierit veteran në ndeshjen e kthimit ndihmoi skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohej në çerekfinale.

I njëjti rezultat nuk do të mjaftonte për t’u kualifikuar këtë sezon pasi është hequr rregulli i golit si mysafir. Një fitore e Interit 3-1 në Liverpool nesër mbrëma do të bënte që ndeshja të shkonte në vazhdime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me një numër telefoni, mijëra kilometra në këmbë dhe pa prindërit, heroi 11-vjeçar nga Ukraina fiton zemrat e të gjithëve

Story i radhës

Ktheu banesën në shtëpi bari, arrest me burg 40 vjeçarit, lirohen 3 punonjësit e OSHEE-së

Të fundit nga

ShkoLartë